Skuadra kosovare, FC Ballkani do të luftojë për ëndrrën e madhe për të debutuar në garat evropiane.
Skuadra nga Suhareka do të luajë sonte si mysafire kundër Shkupit në stadiumin “Arena Todor Proeski”, në ora 21:00, shkruan arbresh.info.
Kampioni i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut, do ta zhvillojnë sot ballafaqimin e parë ndërmjet tyre në kërkim të një vendi në fazën e grupeve në Conference League.
Ballkani ka arritur të fitojë ndaj Klaksvíkar Ítróttarfelag, ku në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” shenojë fitore me rezultat 3-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit, në Ishujt Faroe, ndeshja ka vazhduar në penallti ku edhe mposhti kampionin e Ishujve Faroe.
Ndërsa Shkupi arriti ta mposht Shamrock Rovers ku rezultati përfundimtar ishte 2-5.
Sonte pritet të jetë një natë e zjarrtë në stadiumin ““Arena Todor Proeski”, pasiqë pritet të këtë tifozë shqiptarë nga të dyja anët. /arbresh.info/
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pa...