Dy persona ka arrestuar Policia e Kosovës, për sulm me ngjyrë ndaj veturës zyrtare të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë kryer dje këtë sulm me ngjyrë ndaj Abrashit që njëherësh është edhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Ishte raportuar për një të arrestuar. Por Policia e Kosovës në raportin e 24 orëve tregon për dy të arrestuar. Abrashin aty e quan viktimë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar me shishe xhami me ngjyrë automjetin zyrtarë që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.
Vetëvendosjes e kishte justufkuar sulmin duke thënë se “ky ministër para disa ditësh e ka krahasuar forcën më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës me terroristët e ISIS”.
“Abrashi është një abuzues dhe ofendues, i cili ka etiketuar rëndë opozitën e vendit të tij, duke përdorur fjalë të njëjta me Serbinë. Sipas Abrashit, aktivistët që përdorin ngjyrë e vezë për të protestuar janë terroristë. Ndërkohë kolegët qeveritarë e partiakë të Abrashit mbajnë nëpër shtëpi e nëpër makinat e tyre arsenale armësh pa leje, dhe i përdorin këto armë për të shantazhuar qytetarët e policët, dhe për të mbrojtur aferat e tyre korruptive, për të cilat as nuk mundohen që t’i fshehin”, thuhej në njoftimin e Vetëvendosjes.
Përveç kësaj, më tej thuhet se Abrashi është një prej mbrojtësve më të zellshëm të “Zajednicës” dhe të marrëveshjeve qeveritare me Beogradin, të cilat po ndajnë e po dëmtojnë rëndë Kosovën.
“Qeveria e Kosovës dhe zyrtarët e saj nuk do të mund të kenë rehati pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi”, potencohet nga VV, duke shtuar se kërkojnë lirimin e menjëhershëm të aktivistit të arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë realizimit të këtij aktiviteti
Zyrtari iranian thotë se numri i të vdekurve në protestat në...
Me minus 68 vota, rinumërimi i deritanishëm e lë jashtë Kuve...
I dolën mbi 800 vota më pak pas rinumërimit, reagon Driton S...
Indonezi, gjenden mbetjet e avionit të zhdukur me 11 persona
Rama: Nderimi me medaljen “Zayed” vlerësim i paharrueshëm, k...
“A të zuri gjumi shpejt mbrëmë?”, Leonora i përgjigjet pyetj...