Anthony Joshua është i gatshëm për përballjen e së shtunës ndaj Oleksandra Usyk, në rimeçin që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Boksieri britanik synon t’i rikthejë titujt e peshave të rënda, të cilët i humbi pasi u mposht vitin e kaluar nga boksieri ukrainas.
Joshua zotohet se do t’ia marrë brezin e artë kundërshtarin.
“Do ta thyej kundërshtarin. Nuk më intereson se sa i fortë është ai, shpirti im luftarak do t’i kalojë të gjitha pengesat”, deklaroi Joshua për “Sky Sports Box Office”.
Mirëpo, ai nuk do të ketë punë të lehtë pasi edhe Usyk është i vendosur për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës.
Ai madje është edhe më i motivuar pas luftës që nisi në Ukrainë, e ku për një kohë të shkurtër shkoi edhe vetë për të luftuar, por që u lirua nga shteti për të shkuar dhe për t’u përgatitur pasi ky u konsiderua si një interesa nacional.
Meçi mes Joshuas dhe Usykut do të zhvillohet më 20 gusht në “King Abdullah Sports City” në Jeddah, ndërsa është e vlefshme për titujt WBA (Super), IBF, WBO e IBO.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...