Aventura e sulmueses me origjinë shqiptare te Milan ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
33-vjeçarja realizoi dy gola në turneun që skuadra e Milan-it për femra po zhvillon në SHBA, në Woman’s Cup, me skuadrën italiane që triumfoi 3-1 kundër Tokyo Verdy Beleza.
Të gjithë vëmendjen e mori Kosovare Asllani, autore e dy golave në këtë përballje, ndërsa shënoi edhe Martina Piemonte.
Ish-sulmuesja e Real Madrid e nisi sfidën nga stoli dhe pas pjesë së parë që u mbyll 1-0, Asllani realizoi dy herë në harkun e 23 minutave, 51′ dhe 85′.
Kosovare Asllani nis kështu aventurën te Milan dhe pritet që gjatë sezonit të marrë të gjithë vëmendjen te skuadra që drejtohet nga Maurizio Ganz./SS/
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...
Nuk ka fitore sërish për Milanin, ndalet edhe nga Fiorentina