Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se i vlerësojnë marrëdhëniet e forta me shtetet e Amerikës Latine, aziatike dhe afrikane, duke theksuar se janë “të kënaqur” që vendi i tyre ka “shumë aleatë, partnerë dhe njerëz me mendje të njëjtë në kontinente të ndryshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Putin mbajti një fjalim në hapjen e Forumit të tetë Ushtarako-Teknik Ndërkombëtar të quajtur “Armiya”, i cili do të zgjasë deri më 21 gusht në rajonin e Moskës.
Duke theksuar se Rusia është në favor të zhvillimit të gjerë dhe gjithëpërfshirës të bashkëpunimit ushtarako-teknik, Putin tha se një bashkëpunim i tillë është bërë edhe më i rëndësishëm në “një rend botëror multipolar që tani po shfaqet gjithnjë e më shumë”.
“Ne jemi të kënaqur që vendi ynë ka shumë aleatë, partnerë dhe njerëz me mendje të njëjtë në kontinente të ndryshme. Këto janë shtete që nuk përkulen para të ashtuquajturës hegjemoni”, shtoi Putin.
Duke deklaruar se këto vende mund të ndjekin një rrugë të pavarur, Putin tha se, “Ata zgjedhin një rrugë të zhvillimi sovran dhe të pavarur. Ata duan të zgjidhin çështjet e sigurisë globale dhe rajonale kolektivisht, duke marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare, përgjegjësinë reciproke dhe interesat e njëri-tjetrit. Kështu ata kontribuojnë në mbrojtjen e një bote multipolare”,
Ai po ashtu theksoi se Rusia ka marrëdhënie të forta, veçanërisht me vendet në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë.
“Ne sinqerisht i vlerësojmë marrëdhëniet e forta, miqësore dhe sinqerisht të besueshme me shtetet e Amerikës Latine, aziatike dhe afrikane. Ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve dhe partnerëve tanë armët më moderne, nga armët e vogla, mjetet e blinduara, artileria, aviacioni ushtarak dhe dronët”, u shpreh Putin.
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...