Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye me diplomaci efikase mbron interesat e saj kombëtare dhe arrin rezultate, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sot ekziston një Türkiye që mbron me guxim interesat e saj kombëtare në të gjitha fushat, përfshirë në OKB dhe NATO, si dhe që arrin rezultate me diplomaci efikase”, tha Erdoğan në një takim të krerëve provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mbajtur në kryeqytetin Ankara.
Erdoğan shtoi se Türkiye forcoi politikën e saj të jashtme, fitoi reputacion dhe vetëbesim.
Ai tha se Türkiye, me ushtrinë e saj të fortë, kreu operacione anti-terroriste për të mbrojtur sigurinë kombëtare “pa kërkuar miratimin e askujt”. Ai shtoi se në 21 vitet e fundit, Türkiye është bërë një vend “më demokratik dhe i lirë” që ka mundësi të barabarta për qytetarët e saj.
Fjalimi i presidentit Erdoğan vjen në një kohë kur AK Parti shënon 21 vjetorin e ekzistencës, periudhë e shënuar me fitore të rëndësishme elektorale.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...