Ekipi i Maqedonisë nga Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë sot do të mbajë konferencë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.
Temë e konferencës, siç njoftojnë nga MPJ, janë vendimet e miratuara të Komisionit për nderime të përbashkëta dhe rekomandime për përmirësimin e teksteve të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari.
Sipas Protokollit të nënshkruar (më 17 korrik), shtetet e Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet t’i publikojnë rekomandimet tashmë të dakorduara nga puna e Komisionit në faqet e tyre të internetit.
Në Protokoll, në rubrikën “Tema e historisë” shkruhet se “të dy qeveritë duhet të publikojnë brenda një muaji të gjitha rekomandimet e miratuara tashmë nga puna e mëparshme e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore”./alsat
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...