Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 1230 mostrave. Infektologët thonë se shkaktarë të rritjes së numrit të të infektuarve janë mosvaksinimi dhe fluksi i madh i mërgimtarëve.
Hamdi Ramadani, infektolog, tha se shkaktarë të rritjes së numrit të infektuarve mosvaksinimi dhe fluksi nga mërgata.
“Pse kjo rritje e infektimeve? Vaksinimi në vend nuk arriti nivelin e dëshiruar, nuk kaloi 62 përqindëshin e popullsisë që është pritur, si dhe ardhja e madhe e mërgatës nga njëra anë dhe tubimet e mëdha masive në restauronte, ahengjet, pa maska pa distancë, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate”, thotë Ramadani.
Sipas tij, infektologët, ekspert me përvojë, e kanë pas të ditur këtë situatë që mund të ndodhë.
Ramadani tha se vaksinat amerikane apo britanike, Pfizer dhe AstraZeneca, janë treguar shumë të suksesshme në luftën kundër COVID-19.
Sipas tij, mundësia e paraqitjes se efekteve të dëmshme të vaksinave, dhe pasojave post-Covid janë shumë të vogla në krahasim me ata që nuk kanë marr vaksina anti-Covid.
“Mbrojta efektive arrihet pas 3 a 4 dozave të vaksinave, ndryshe me 1 ose 2 vaksina nuk ka mbrojtjen e dëshiruar”, tha postjerash Ramadani.
Infektologu, Hamdi Ramadani, fton gratë shtatzëna dhe fëmijët që të marrin vaksinat anti -Covid, sepse sipas tij, është vërtetuar nga ekspertët amerikan, se nuk ka efekte negative dhe se më të rrezikuara edhe në fazën post- Covid, janë ato gra shtatzëna që nuk kanë marr vaksinat./RTK
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...