Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar , në konferencën vjetore të organizuar nga zyra e prokurorit të shtetit ka thënë se prokurorët nuk e kanë një punë të lehtë por nëse nuk i frikësohen punës do të zgjidhen gjërat.
“Në IPA 23 milionë euro ne kemi alokuar për dy vitet e ardhshme për prokurorinë. Po ashtu ekspertet e BE-së kanë ndihmuar për ligjin e KPK dhe KGJK. Komisioni evropian dhe raporti i tetorit i identifikon qartë problemet që gjyqësori në Kosovë përballet me to. Një nga dy sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova në këtë raport thuhet se është luftimi i korrupsionit dhe krimi i organizuar. Andaj duhet bashkëpunuar më institucionet e drejtësisë për të luftuar këto si me gjykatat, policinë dhe të tjerët. Po ashtu BE do të vazhdoj të përkrah ende Kosovën në këtë drejtim”, tha ai./Arbresh.info
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C