Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në konferencën vjetore të organizuar nga zyra e prokurorit të shtetit tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin. Ai përmendi vizitën e John Kerryt në Kosovë ku shtoi se zhvillimi ekonomik nuk do të ndodh pa sundimin e ligjit, transmeton arbresh.info.
“Bëjë thirrje qytetarëve ta luftojnë korrupsionin sepse ky është një problem serioz për Kosovën. E di se të gjithë këto çështje janë sfida të mëdha por nuk mund të merremi me një problem pa e ditur sa i madh është ai. Ju duhet të krijoni ambient për investitorët sepse ata nuk mund të investojnë nëse nuk sigurohen që puna e tyre nuk është e sigurt dhe e mbrojtur”, u shpreh ai duke shtuar se Kosova po synon rrugëtimin drejt BE dhe SHBA./Arbresh.info
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C