13 gushti shënon edhe nisjen e sezonit të ri 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.
Me fillim nga ora 17:00, tri përballje tejet interesante na presin në program.
Nënkampionia e Kosovës, Drita do të udhëtojë në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën’89, e cila u rikthye në elitë.
Gjilani do të jetë nikoqir i ekipit tjetër të promovuar, Ferizajt, kurse ish-kampionia e Kosovës, Prishtina do të udhëtojë në Klinë për t’u ndeshur me Dukagjinin.
Ndërkohë nesër do të zhvillohet takimi tjetër mes Drenicës dhe Llapit.
Në anën tjetër, ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit është shtyrë, për shkak të angazhimeve të klubit suharekas në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...