Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me rrezikun për një konflikt të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jam kryeministër i shpresës, dhe i progresit. Në serbi kemi një President të frikës dhe kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë flasin për vete, nuk flasin për republikën tonë. Për neve flasin institucionet tona. Më 31 korrik u ngritën ato barrikada që ishin nxitur nga strukturat ilegale, banda kriminale. Kur ata flasin, janë duke folur për vete dhe jo për neve”, deklaroi Kurti.
Këto komente Kurti i ka bërë në një konferencë për medie pas vizitës në Doganën e Kosovës./arbresh.info/
Vuçiq qeshë me Kurtin kur thotë se ekziston ‘rreziku për konflikt’
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë