Qeveria e Suedisë ka vendosur të ekstradojë në Turqi një person të kërkuar për mashtrim financiar, i pari që kur Ankaraja kërkoi ekstradimin e një numri individësh në këmbim të miratimit për anëtarësimin e Stokholmit në NATO.
Turqia u tërhoq në qershor nga kërcënimi për t’i vënë veton anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, pas javësh negociatash të tensionuara, shkruan Reuters.
Ankaraja i akuzonte dy vendet nordike se strehojnë persona që Turqia thotë se janë militantë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Si pjesë e marrëveshjes, Turqia paraqiti një listë personash që i kërkoi Suedisë që t’i ekstradonte, por që atëherë ka shprehur zhgënjim me mungesën e përparimit në këtë drejtim.
Dërgimi i 30 vjeçarit, do të ishte rasti i parë i njohur i një ekstradimi në Turqi që nga arritja e marrëveshjes.
“Është një çështje rutinë. Personi në fjalë është shtetas turk dhe i dënuar për mashtrime në Turqi në vitet 2013 dhe 2016”, tha Ministri i Drejtësisë i Suedisë, Morgan Johansson. /euronews.al/
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...