Parlamenti i Letonisë miratoi sot një rezolutë që e cilëson Rusinë si shtet sponsorizues të terrorizmit, duke e akuzuar për dhunë të qëllimtë kundër civilëve të pafajshëm në Ukrainë.
Moska gjithashtu po përdor vuajtjet, kërcënimet dhe frikën në përpjekje për të demoralizuar popullatën civile, ushtrinë ukrainase, me qëllim paralizimin e operacioneve të qeverisë së mbështetur nga Perëndimi Kiev, thuhet në rezolutën e parlamentit letonez.
Klasifikimi, që gjithashtu thekson akuzat se Rusia mbështet dhe financon regjimet dhe organizatat terroriste në pjesë të tjera të botës, do të forcojë pozitat dhe emrin e Letonisë si një nga zërat më të fortë brenda Bashkimit Europian, që bën thirrje për ndëshkimin e ashpër të Kremlinit.
Përmes rezolutës, ligjvënësit dënojnë “dhunën e Rusisë kundër civilëve në përpjekjet e shtetit për të përfituar politikisht” dhe dënojnë përdorimin e municioneve të ndaluara “për të mbjellë frikë dhe për të vrarë civilët pa dallim”.
Ligjvënësit letonezë gjithashtu u kërkuan vendeve të BE-së që të ndalojnë menjëherë lëshimin e vizave turistike për rusët dhe bjellorusët.
Para Letonisë, parlamenti i vendit fqinj, Lituanisë, ka miratuar gjithashtu një rezolutë që e klasifikon Rusinë si “shtet që mbështet dhe kryen terrorizëm”.
Po ashtu, në Shtetet e Bashkuara po shtohen gjithnjë e më shumë zërat që kërkojnë shpalljen e Rusisë si shtet terrorist. Katër vende janë aktualisht në listën e SHBA-së të klasifikuara si vende sponsore të terrorizmit: Siria, Irani, Korea e Veriut dhe Kuba.
Edhe Bashkimi Europian ka një listë terrorizmi, që në fakt nuk përfshin shtete, por individë dhe organizata./atsh/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën