Familjarët e Ervis Martinajt, një nga të shumëkërkuarit e Policisë së Shtetit dhe Strukturës së Posaçme (SPAK), kanë denoncuar të enjten në policinë e Tiranës zhdukjen tij. Ata thonë se kanë humbur kontaktet prej disa ditësh me të.
Martinaj është shpallur në kërkim nga SPAK pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mije euro për ekzekutimin e Endrit Dokles, numrit dy të Bandës së Durrësit.
Ndërkohë, policia dyshon se ai është larguar prej disa muajsh jashtë Shqipërisë në mënyrë ilegale.
Sipas Euronews, Policia ka bërë me dije se denoncimi do të vlerësohet, por nga ana tjetër ka dyshime se kjo mund të jetë edhe inskenim.
Denoncimi i familjarëve vjen pas rreth një muaji nga atentati në Fushë-Krujë ku mbetën të vdekur 3 persona, një prej tyre kushëriri i Ervisit, Brilant Martinaj.
Gjatë tre vjetëve të fundit, shumë të afërm të Ervis Martinajt u ekzekutuan në atentate mafioze.
Ervis Martinaj është një personazh i njohur i botës së krimit, i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, siç ishte incidenti i Bllokut në Tiranë në shkurt të vitit 2018. Asokohe, Ervisi ishte i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.
Ai gjithashtu ka në pronësi lojëra fati. Është akuzuar edhe për vrasje.
Më herët, ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për fshehje të ardhurash dhe organizim të lojërave të fatit. Kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë.
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...