Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Itali. Mediat italiane raportojnë se situata në Monteforte Irpino, një qytet në periferi të Avellino, është kritike, ku shirat e rrëmbyeshëm që filluan pak pas orës 16:30 po gjunjëzojnë zonat të qytetit ndërsa uji ka pushtuar disa rrugë.
Sikurse duket në foto, automjete të shumta të parkuara janë përmbytur nga uji. Në këtë situatë kryebashkiaku Costantino Giordano iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpia. “Mos dilni nga shtëpia përveçse për arsye shumë urgjente”-shkroi ai në “Facebook”.
Ndërkohë ekipe të shumta të zjarrëfikëse të Avellinos janë duke punuar. Në qendrën historike, u evakuuan pesë persona të cilët ishin strehuar në katet e sipërme të shtëpive pas përmbytjes në katet e para. Për momentin mediat italianeshkruajnë se nuk raportohet për të lënduar, por numri i dëmeve parashikohet të jetë i konsiderueshëm.
Situata mbetet kritike veçanërisht në Piazza Aldo Moro, zonë e goditur rëndë dy vite më parë nga përmbytjet. Dhjetra zjarrfikës, duke përfshirë një ekip nga Foggia, ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të ofruar ndihmë për shoferët që ngecën në makina, pasi automjetet u zhytën në ujë.
Mario Bellizzi, komandanti provincial i Brigadës së Zjarrfikësve Avellino-s theksoi se për momentin nuk ka të lënduar.

SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Sherr me thika mes të miturve në një shkollë në Sarandë, pla...
Punëtorët e KRU “Hidrodrini” në grevë paralajmëruese
Dyshohet për aksident të rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi...
Policia e Kosovës prezanton planin e sigurisë për zgjedhjet ...
Takim i veçantë në Bruksel/ Kryeministri Rama pritet nga Ant...