Kurti uron Zejnullahu-Raçin për detyrën e re si u.d. drejtoreshë e SHSKUK-së

20:23 | 9 Gusht 2022
A Z

Kryeministri, Albin Kurti, priti në takim u.d. drejtoreshën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) Pranvera Zejnullahu Raçi dhe e uroi për marrjen e detyrës së re.

Bëhet e ditur se në takim u diskutuan sfidat aktuale në ShSKUK dhe strategjitë e reformimit të sistemit të kujdesit shëndetësor dytësor dhe tretësor.

Zejnullahu Raçi prezantoi planet afatshkurtra dhe imediate për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për punonjësit shëndetësorë.

Kurti ofroi përkrahjen e Qeverisë për realizimin e objektivave për kujdes sa më të mirë shëndetësor, për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.​/arbresh.info/