Asociacioni i Komunave të Kosovës njofton se komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet.
Përmes një njoftimi, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Tranfereve që të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
KOMUNAT RREZIKOJNË TË MBESIN PA BUXHET
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Tranfereve që të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore.
Lëshimi i kësaj Qarkore ju mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.
Si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon Komunat që mos të kenë mundësi teknike që ta dorëzojnë buxhetin me kohë pranë Kuvendeve të Komunave, me saktesisht me datën 1 Shtator që është obligim ligjor që buxheti t’i dorëzohet Kuvendit të Komunës.
Pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, Komunat nuk i dijnë as kufijtë përfundimtar buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt dorëzimin e Buxhetin në Kuvendin e Komunës.
Poashtu, mos dorëzimi i buxhetit me datën 1 Shtator i kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe si i tillë i penalizon komunat nga përfitimet financiare nga Granti i Performancës./arbresh.info/
Në vitin 2028 do të prodhohet iPhone i parë me kamerë 200MP
Një ndërhyrje e thjeshtë që ul ndjeshëm rrezikun e gjakderdh...
Microsoft heq aplikacionin falas të Office për Windows
Goja e thatë nuk është e padëmshme: Ja çfarë sëmundjesh mund...
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serb...
Halili nga Prishtina te Tirana