Sot, rreth orës 16:50, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, në një aheng familjarë ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari më inicialet V.A 38 vjeçar është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe dy fishekë.
Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
“Pas intervistimit nga hetuesit policor me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautroizeuar i armës & Përdorimi i armës””, thuhet në komunikatën për media nga Policia e Ferizajt./arbresh.info/
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...