Klubi anglez, Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e Bayern Munichut, Leroy Sane.
Unitedi është i frustruar në ndjekjen e objektivit të madh të verës, Antony nga Ajaxi dhe janë gati për t’u vënë pas emrave tjerë.
Sipas The Mirror, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë kontaktuar me kampionët gjermanë me shpresën për t’i joshur atë për një transferim të Sane në Old Trafford.
Besohet se gjigantët e Bundesligës janë të gatshëm të heqin dorë nga Sane për çmimin e duhur, pavarësisht se gjermani ka ende tre vjet në kontratën e tij.
Drejtuesit e Old Trafford nuk janë të frenuar nga historia e Sane me rivalët e Manchester Cityt dhe ende mendojnë se sulmuesi anësor do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer.
Nëse Sane bën ndryshimin, ai do t’i bashkohej një liste të vogël lojtarësh për të përfaqësuar të dy klubet e Mançesterit, duke përfshirë portierin danez Peter Schmeichel, anglezin Andy Cole dhe sulmuesin argjentinas Carlos Tevez.
Për ylli gjerman janë të interesuar edhe Liverpooli dhe Arsenali, ndërsa para disa javësh u raportua se Sane iu ofruar Real Madridit. /Telegrafi/
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK