Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, pak orë më parë ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter se ka dorëzuar në parlamentin Ukrainsa një rezolutë ku i bëhet thirrje Ukrainës që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se shumica e vendeve të BE-së e njohin tashmë Kosovën dhe se pavarësia e saj është konfirmuar edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Uroj që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.
Goncharenko përmes rrjetit social Facebook për të shkruar pak me tepër rreth Kosovës.
“Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar. Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, për të cilat ne përpiqemi, e kanë njohur tashmë Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe”, shkroi Goncharenko.
Sipas tij, një hap konsistent i Ukrainës tani do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje situata midis Ukrainës dhe pseudo-republikave në Ukrainë me Kosovën.
Goncharenko publikoi edhe një hartë me vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe të atyre që nuk e kanë njohur, duke pyetur se më “kë duhet të rreshtohemi”./arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...