Rruga prej kthesës së Novosellës deri të rruga e Breznicës tash e tutje do të quhet “Rruga e Mediave”.
Emërtimi i ri i rrugës është bërë me vendim të bashkësisë lokale të fshatit Karaçevë e poshtme, që është në brez kufitar me Serbinë.
“Ne kemi njoftuar si bashkësi lokale kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënkryetarin e komunës, Faton Jakupi, kryesuesin e kuvendit, Liridon Kastrati, si dhe drejtorin e shërbimeve publike, Zotrim Kastrati, për këtë emërtim të rrugës. Këto institucione janë në dijeni dhe ne si bashkësi lokale kemi nënshkrimet e banorëve të brezit kufitar Karaçevë e poshtme”, thuhet në njoftimin e bashkësisë lokale.
Tabelat me emrin e ri të kësaj rruge janë vendosur sot poshtë tabelave ku shkruan Karaçevë e ku po ashtu janë vendosur edhe flamujt e Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-së.

Bashkësia lokale e këtij fshati thotë se arsyeja pse kanë vendosur që këtë rrugë ta njohin si “Rruga e Mediave” është për shkak të kontributit të gazetarëve në këtë fshat të brezit kufitar.
“Me ndihmën e juaj, bashkësia lokale, banorët e brezit kufitar, nëpërmes mediumeve, keni bërë sensibilizimin e kësaj pjese të fshatit Karaçevë për ruajtjen e territorit, sovranitetit, integritetit territorial të Republikës së Kosovës”./arbresh.info/

Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030