Një burrë është gjetur i pajetë sot paradite në plazhin e Divjakës.
Dyshohet se ky shtetas, rreth 70 vjeç, ka hyrë herët në mëngjes në det dhe nuk ka mundur të dalë më. Hetimet pritet që nxjerrin shkaqet e vdekjes, që paraprakisht dyshohet se ka qenë natyrale.
Njoftimi i policisë:
Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...