“5 herë më pak radhë në hyrje”, kështu e cilëson Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama situatën në terminalin e ri në Rinas.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama thekson se një gjë e tillë është bërë e mundur falë teknologjisë dixhitale të leximit automatik të pasaportave.
“Me terminalin e ri në Rinas, ku sot ka pesë herë më pak radhë në hyrje, falë teknologjisë dixhitale të leximit automatik të pasaportave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook, transmeton tvklan.al.
Kujtojmë se më datën 31 të muajit Korrik në aeroportin “Nënë Tereza” është bërë inagurimi i terminalit të ri.
I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama i cili ka dhënë lajmin se është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i sistemit të ri të leximit të pasaportave në hyrje.
Qeveria e Shqipërisë rihap TikTok-un
Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie