Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka mirëpritur në Kryeqytet këngëtaren shqiptarë me famë botërore Dua Lipen.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se ndihet krenar që festivali Sunny Hill do ta shëndërroj Prishtinën në kryeqendër të skenës muzikore botërore.
“Nder e kënaqësi tejet e madhe me e mirëpritë në Kryeqytet, në shtëpinë tonë të përbashkët, krenarinë e Prishtinës, e të tanë Kosovës, të mrekullueshmen Dua Lipa. Në konferencën zyrtare për shtyp, theksova se jemi krenarë të jemi nikoqirë të një festivali të tillë si Sunny Hill Festival, i cili na sjell yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, duke e shndërru kështu Prishtinën në kryeqendër të rëndësishme botërore të skenës muzikore”, ka shkruar Rama.
Ata poashut kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe ‘Sunny Hill Foundation’, që ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinjë.
“Poashtu, bashkë me Duan dhe Dugin, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe ‘Sunny Hill Foundation’, e cila nëpërmjet krijimit të infrastrukturës dhe mundësive, ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinj vendorë në rrugëtimin e tyre drejt majave më të larta në skenat botërore të muzikës”, tha tutje ai.
“Dua, të falënderojmë nga zemra që gjithnjë i kthehesh Kosovës dhe i fal kaq shumë dashuri, përkushtim dhe pozitivitet vendit tonë! Ke një vend të veçantë në zemrën e Prishtinës, dhe të sigurojmë se Kryeqyteti do të të mirëpres gjithmonë”, shtoi në fund Rama./arbresh.info/
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë