Në 26 rajone të Francës është shpallur alarmi portokalli pas nisjes së valës së tretë të temperaturave të larta të ajrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Administrata Meteorologjike Franceze tha se për shkak të rritjes së temperaturave, alarmi portokalli është shpallur në 26 rajone, kurse ai i verdhë në 42.
Ndërsa temperaturat pritet të kalojnë mbi 35 gradë në pjesën më të madhe të Francës, ato parashihet të arrijnë në 39 gradë në rajonet Tarn, Drome dhe Garonne.
Temperaturat pritet të ulen nga e premtja.
Moti i ngrohtë ka përfshirë më së shumti pjesën jugore dhe verilindore të vendit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi në llogarinë e saj në Twitter masat që duhen marrë kundër motit të nxehtë, siç janë “qëndrimi në zona të freskëta” dhe “konsumimi i ujit”.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi