Të paktën tetë persona u plagosën në një shpërthim në lokacionin e prodhuesit të eksplozivëve ushtarakë Eurenco në Bergerac të Francës jugperëndimore, thanë autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prefektura Dordogne në një deklaratë tha se një zjarr filloi pas disa shpërthimeve që ndodhën pasdite dhe i gjithë personeli u evakuua.
Nga viktimat, një është lënduar rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.
Në njoftimin për shtyp thuhet se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se burime të konsiderueshme u orientuan dhe një qendër krizash u aktivizua në vendin e ngjarjes.
Eurenco është aktor kryesor në sektorin e mbrojtjes dhe zhvillon dhe prodhon materiale shpërthyese për municione ushtarake.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...