Anija e parë që transporton grurë është larguar nga porti ukrainas sipas marrëveshjes me Rusinë.
Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ka thënë se anija transportuese Razoni, që është e regjistruar në Sierra Leone, është larguar nga porti i Odesës mëngjesin e së hënës, shkruan bbc.
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë se pret që anija të arrijë në Stamboll më 2 gusht.
Kubrako ka falënduar të gjitha shtetet partnere dhe Kombet e Bashkuara që kanë mundësuar zbatimin e marrëveshjes për eksportet e drithërave që u arrit në Stamboll.
Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që nga muaji shkurt, por të dyja palët kanë rënë dakord për një marrëveshje për të rifilluar dërgesat. Shpresohet se marrëveshja do të lehtësojë krizën globale të ushqimit dhe do të ulë çmimin e drithit. /arbresh.info/
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...