Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për shtyrjen e reciprocitet për 30 ditë duke thënë Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente.
Haradinaj thotë se çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën.
Postimi i tij:
Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë.
Çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën.
Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë.
Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet.
Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri.
Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri.
Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...