Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për shtyrjen e reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator.
Borrell theksoi se pret që bllokadat e vendosura nga serbët në veri të largohen menjëherë.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter.
“Çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në BE”. /arbresh.info/

Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...