Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentucky, SHBA ka shkuar në 25 dhe pritet të rritet edhe më tej, tha sot guvernatori i shtetit amerikan.
“Ne kemi disa lajme të këqija për të raportuar sot nga Kentucky lindor ku jemi ende në fazën e kërkimit dhe shpëtimit,” shkroi Andy Beshear në Tëitter.
“Numri i të vdekurve ka arritur në 25 dhe ky numër me siguri do të rritet”, shtoi demokrati i zgjedhur.
“Ka ende shumë njerëz për të cilët nuk kemi asnjë lajm dhe në këtë fushë, do të jetë e vështirë të japim një numër të saktë të personave të zhdukur”, tha ai për CNN.
Shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën lindore të shtetit rural gjatë mbrëmjes së mërkurës dhe ditës së enjte, duke i kthyer disa rrugë në lumenj dhe duke i detyruar banorët të strehohen në çatitë e shtëpive të tyre ndërsa prisnin ekipet e shpëtimit./alsat/
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...