Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Driton Islami ” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 111 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J (M/K) i moshës 23 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.
Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. /arbresh.info.

Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...