Këto ngjarje janë planifikuar të ndodhin ditën e sotme;
09:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton në parim Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe për Shërbimin në FSK. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara. Në rend dite është votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, shqyrtimi i Raportit vjetor të KOSTT-it për vitin 2021, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla plenare)
10:00
Mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së. Marrin pjesë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së, Ferizaj)
10:00 – 10:30
Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit në institucione shëndetësore protestojnë para drejtorive të institucioneve ku kryejnë shërbime, për shkak të mospërfshirjes së tyre në vendimin e Qeverisë për pagesën shtesë neto prej 10 për qind të pagës bazë për COVID-19. (Para QKUK-së dhe institucioneve tjera)
16:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj mban takim me mërgimtarët, në kuadër të javës së diasporës. (Shtëpia e Bardhë)./arbresh.info/
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...