Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar se nesër do të bëhet betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së.
Përmes një komunikata për media shtohet se ceremonia fillon nga ora 10:00 në kazermën e Komandës dhe Doktrinës së FSK-së në Ferizaj.
Po ashtu shtohet se të pranishëm do të jenë Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.
Komunikata e plotë nga Ministria e Mbrojtjes:
Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin aktivitetin e ceremonisë së betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, me 29.07.2022 ( e premte), duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së në Ferizaj.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë./arbresh.info/
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...