Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se është e rëndësishme që raportet mes Kosovës dhe SHBA-së të kenë mirëbesimin dhe respektin reciprokë.
Ai ka thënë se marrëveshja me MCC-në është e vonuar për dy vite.
“Takimi është i vonuar por gjithsesi i mirëseardhur. Ky takim është dashur të mbahet para më shumë se dy vitesh, gjithsesi është një takim për të cilin ne jemi të kënaqur si skenë politike kosovare, por duhet të dalin detajet e takimit dhe të shihen prioritetet dhe agjenda e tij”.
Gashi thotë se Kurti ka pasur dhe ka probleme me Amerikën, por sipas tij tashmë temat janë duke u diskutuar në mënyrë më direkte.
“Më në fund si duket zoti Kurti dhe Qeveria e tij kanë filluar të kuptohen me Amerikën”, tha ai në RTV Dukagjini.
I pari i deputetëve të LDK-së thotë se fondet e MCC-së kanë qenë të bllokuara për një kohë.
“Sot po pretendohet për një fitore dhe një arritje e madhe. Ne e vlerësojmë se është një arritje e madhe por është dashur të bëhet shumë më herët. Sikur të ishte bërë marrëveshja në kohën e duhur këto projekte, ne sot do ta kishim më të lehtë përballjen me krizën ekonomike dhe energjetike”.
Gashi thotë se Kosova dhe kjo qeveri nuk do ta kenë të lehtë edhe në biseda me Amerikën.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...