Shefi i diplomacisë së Portugalisë, Joao Gomes Cravinho në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se Portugalia përshëndet vendimin për hapjen e negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut në BE.
Shefi i diplomacisë portugeze tha se kjo është me rëndësi thelbësore edhe për BE-në.
“Këtu jam për të thënë sërish që Portugalia është këtu edhe më tej për ta mbështetur vendin tuaj. Gjatë gjithë procesit të aderimit në Bashkimin Evropian, mund të llogarisni në mbështetjen tonë politike dhe teknike. Mendojmë se aderimi i Maqedonisë së Veriut është me rëndësi thelbësore jo vetëm për RMV-në dhe rajonin por edhe për BE-në”, pohoi Cravinho.
Kryediplomati portugez theksoi mungesën e marrëveshjeve bilaterale mes Shkupit dhe Lisbonës, duke shtuar se pikërisht në këtë pikë do të intensifikohen punimet.
“Do të thotë në muajt në vijim do të koncentrohemi në përforcimin e marrëdhënieve tona bilaterale. Në kornizën multilaterale e marrim parasysh detyrën e madhe që ka Maqedonia e Veriut me kryesimin e OSBE-së në vitin 2023”, tha mes tjerash Cravinho./AlsatM
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...