Ukraina e ka akuzuar Moskën për “luftë gazi” kundër Evropës, si dhe për ndalje të furnizimeve për të nxitur “terror” ndaj njerëzve.
Kompania ruse e energjisë, Gazprom, ka bërë të ditur se do t’i zvogëlojë furnizimet me gaz në Gjermani, për shkak të punimeve në një turbinë në Rrjedhën Veriore 1.
Mirëpo, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kjo gjë përbën vetëm shantazh me gaz kundër Evropës.
Gazsjellësi Rrjedha Veriore 1, që bart gazin nga Rusia në Gjermani, ka punuar nën kapacitetin që ka tash e sa javë.
Më herët gjatë këtij muaji, ky gazsjellës – më i madhi i Rusisë në Evropë – është mbyllur për shkak të punimeve 10-ditore, duke nxitur shqetësime në Evropë se ai mund të mos i rikthehet më punës.
Dërgesat kanë rinisur pesë ditë më parë – ndonëse me kapacitet të zvogëluar.
Mirëpo, të hënën, Gazprom-i ka thënë se do t’i ndalë furnizimet edhe një herë.
Këtë herë kompania ka thënë se i duhet të ndalë furnizimet gati përgjysmë, në mënyrë që t’i kryejë punimet.
Megjithatë, Qeveria gjermane ka thënë se nuk ka arsye teknike për të kufizuar furnizimet.
“Shantazhi me gaz në Evropë, që vetëm sa shkon e përkeqësohet çdo muaj, është i nevojshëm për shtetin terrorist në mënyrë që të vështirësojë jetën e çdo evropiani”, ka thënë Zelensky në adresimin e tij ditor. /rel/
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...