Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se më 24 korrik 2022 , në orët e mbrëmjes , patrullat policore të NJRSH-s Prizren, kanë bërë pika kontrolli në qytet .
“Si synim kryesor i kontrolleve, për veç shkeljeve të tjera, kanë qenë motoçikletat të cilat lëvizin në rrugë por që nuk i përmbahen rregullave të komunikacionit rrugor në fuqi.
Gjatë ndaljes dhe kontrollimit të tyre, ;policia ka has në disa kundërvajtës, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 26 fletëparaqitje, 20 prej tyre janë për gjykatë, sepse ngasësit ishin pa patentë shoferi dhe 6 të tjera mandatore, si dhe janë sekuestruar 10 Motoçikleta pa regjistrim apo për shkak se ngasësit nuk mund të vazhdonin lëvizjen si dhe nuk mund ti largonin motoçikletat nga komunikacioni”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se është e përkushtuar që përveç tjerash të krijoj siguri në trafik, pjesëmarrës të trafikut janë edhe motoçikletat.
Ngasësit e motoçikletave duhet të zbatojnë rregullat e trafikut, ashtu siç është paraparë me ligjet në fuqi, andaj ju bëjmë thirrje ngasësve të motoçikletave që të kujdesën për sigurinë e tyre dhe të tjerëve duke respektuar rregullt e komunikacionit rrugor. /arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...