Një udhëtim i tretë në Ukrainën e pushtuar, nën petkun e kryeministrit. Mediat britanike kanë aluduar se kryeministri Boris Johnson, ndonëse në ikje, do të bëjë një vizitë të fundit në territorin e Ukrainës para largimit nga detyra.
Johnson cilësohet si një ndër krerët e shtetit më shumë mbështetës ndaj rezistencës së Ukrainës kundër agresorit rus dhe ka fituar shumë simpati nga populli i saj.
Mediat në Briraninë e Madhe shruajë se ditën e premte, Johnson zhvilloi një telefonatë me aleatin e tij Volodymir Zelensky.
Një burim i brendshëm u shpreh se “Ai me të vërtetë po ndjen barrën e përgjegjësisë duke qenë mbështetësi më i madh i Presidentit Zelensky. Ai shpreson ta shohë përsëri përpara se të largohet nga detyra”.
Zëdhënësi i kryeministrit nuk deshi të komentonte mbi ‘udhëtimet hipotetike në Ukrainë’ kur u pyet ditën e enjte. /euronews
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...