Nico Gonzalez ka zbuluar se ishte gëzuar kur Robert Lewandowski, i cili tani është bashkëlojtari i tij në Barcelonë, shënoi katër gola ndaj Real Madridit.
Lewandowski shënoi katër gola kundër fituesve aktual të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve në sezonin 2012/13, ndërsa përfaqësonte Borussia Dortmundin.
“Është emocionuese të luash me të [Lewandowski]”.
“E kam parë atë të luajë shumë ndeshje, më kujtohet ajo kundër Real Madridit , kur shënoi katër gola. Festova shumë”, ka thënë Nico .
Nico ishte një nga lojtarët e akademisë që bëri hapin drejt ekipit të parë, duke u kthyer si lojtar i rëndësishëm për Barcelonën.
Ai shpreson që edhe këtë vit të këtë ndeshje në ekipin e parë. /Telegrafi/
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...