Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se PDK nga sot deri më 22 korrik ka hapur dyert për mërgatën.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se në këtë periudhë, prej orës 09:00 deri në ora 17:00, bashkatdhetarët do t’i presë së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
“Të dashur bashkatdhetarë, Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qendrore të PDK-së”, ka shkruar kryetari i PDK-së. /arbresh.info/

Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...