Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Kryeministrin Kurti se po ikë nga përgjegjësia qeverisëse, në krizën më të madhe ekonomike të vendit që nga paslufta.
Kryetari i PDK-së ka thënë se për një kryeministër të përgjegjshëm e veçmas në këto rrethana krize, nuk do të duhej të kishte shumë vend për konferenca shtypi nga selia e partisë, sepse detyra e parë e tij është mandati përballë qytetarëve e jo defilimi përballë militantëve.
“Por, ai që refuzon të përgjigjet e të mbajë përgjegjësi për dështimet përballë qytetarëve, gjithmonë do ta kërkojë shpëtimin diku tjetër”, ka thënë Krasniqi.
Sipas kreut të PDK-së, Kosova është në ditët më të vështira të stresit social dhe ekonomik që nga paslufta.
“E duke qenë i paaftë për përgjegjësitë e një kryeministri, Albin Kurti po kërkon t’i ikë ballafaqimit me gjendjen, duke e shitur si “ngjarje” për popullin, mbajtjen e një procesi të rëndomtë zgjedhor të subjektit të tij politik. Mbajtja e zgjedhjeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje është pjesë e demokracisë, por “ngjarja e vërtetë” është kriza që ka përfshirë gjithsecilën familje në vend”, ka thënë i pari i PDK-së.
Më tej ai ka theksuar se komoditeti për t’u angazhuar në zgjedhje të brendshme në rrethanat aktuale të krizës së përgjithshme ekonomike, i shkon për shtati pikërisht një kryeministri të këtillë, i cili merret me zgjedhje në parti, sepse s’ka kurrfarë zgjidhje për popull.
“Fatkeqësisht, ai jo vetëm që s’ka zgjidhje për krizën, por nga paaftësia e tij qeverisëse, është duke i kontribuar edhe më shumë asaj.Në këto rrethana, qytetarëve iu duhet një kryeministër që mendon për zgjidhje të problemeve e jo për zgjedhje partiake! Prandaj, kryeministri duhet ta rikthejë fokusin e të përqendrohet për të marrë masa të qëndrueshme për t’ua lehtësuar qytetarëve të vendit tonë ballafaqimin me këtë krizë ekonomike gjithëpërfshirëse e të kudondodhshme”, ka përfunduar Krasniqi. /arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...