Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar rezolutën e përpiluar nga Lëvizja Vetëvendosja, për luftimin e inflacionit në nivel të vendit.
Hoti këtë rezolutë të mazhorancës e cilësoi si absurde. Më tutje, Hoti, shpjegoi se qytetarët janë duke u përballur me një gjendje të tillë për muaj, derisa qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim.
“Qytetarët përballen me inflacion për muaj të tërë. Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. Opozita në Kuvend propozon disa rezoluta me masa konkrete për të zbutur inflacionin. Por të gjitha refuzohen nga mazhoranca”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/

Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur