Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani realizoi takim me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të vizitës së saj në Shkup, njoftojnë nga MPJ.
Në njoftimin e MPJ-së thuhet se Osmani theksoi se Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë një partner i dëshmuar në rrugën eurointegruese të vendit, duke i analizuar në mënyrë strikte dhe objektive situatën dhe progresin e arritur të pasqyruar në Raportet e progresit të shtetit. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej me hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit përmes procesit të skriningut.
“Kjo vizitë vjen në kohën e duhur, gjatë rrumbullakimit të procesit të konsultimeve të gjëra për propozimin e presidencës franceze dhe fjalimin tuaj të sotëm në Kuvend e konsiderojmë si kontribut të rëndësishëm në këtë proces dhe mbështetje për vazhdimin e procesit tonë eurointegrues”, theksoi Osmani, duke kujtuar se për herë të dytë në historinë tonë, kryetari i Komisionit Evropian iu drejtua Kuvendit tonë. Herën e parë, Romano Prodi, në fillimet e rrugës sonë të integrimit evropian, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, dhe tani në fillimin e negociatave, si fazë përfundimtare përpara anëtarësimit tonë të plotë në Bashkimi.
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...