Delegacionet ushtarake nga Rusia, Ukraina dhe Turqia do të takohen me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara më 13 korrik për të diskutuar për eksportin e sigurt të drithërave ukrainase, që janë bllokuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Takimi do të mbahet në Stamboll, bëri të ditur më 12 korrik ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Një ditë më herët, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, diskutoi për drithërat ukrainase gjatë bisedave të ndara telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ukraina dhe aleatët e saj po kërkojnë që të rihapen portet e saj në Detin e Zi, që sipas Kievit janë mbyllur për shkak të bllokadës ruse.
Shtetet perëndimore kanë rritur kërkesat e tyre për rihapjen e porteve dhe lejimin e dërgesave të drithit, veçanërisht në shtetet e Lindjes së Mesdhe dhe Afrikës të cilat varen nga drithi ukrainas për të ushqyer popullatën e tyre.
Erdogan i tha Putinit se është koha për të ndërmarrë veprime sa i përket një plani të OKB-së për krijimin e korridoreve të sigurta në Detin e Zi për eksportet e drithërave. Ai po ashtu përsëriti qëndrimin se duhet të negociohet dhënia fund e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes Twitterit se ai e vlerëson ndihmën e Erdoganit sa i përket rinisjes së eksporteve të drithërave dhe shtoi se Rusia duhet të ndalojë së marri drithin e Ukrainës nga territoret e pushtuara./rel
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave