Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në skajin Verior ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C. Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës por herë pas here do të kete grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe te izoluara shiu, shoqëruar me mini-stuhi ere.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë RMV deri në orët e pasdites kur pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshem. Më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë. /abcnews.al/
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...