Muriqi fillon testet mjekësore në Lazio

10:56 | 11 Korrik 2022
KRG

Pas zhurmës së madhe për transferimin e Vedat Muriqit në klubin Club Burgge, ai tashmë është rikthyer në Itali për t’i bërë testet mjekësore tek Lazio.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, sot në mëngjes është parë në klinikën “Paideia” për të zhvilluar ekzaminimet mjekësore me skuadrën italiane, kanë bërë të ditur mediat italiane, përcjell arbresh.info.

Pasi të zhvillojë vizitat mjekësore, pritet të merret vendimi për të ardhmen e karrierës së  prizrenasit.

Në sezonin e kaluar, Muriqi ishte i huazuar tek skuadra spanjolle, Mallorca, ku arriti të zhvillojë 16 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe duke krijuar 3 asistime. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale