Mbrëmë në Emergjencë në Ferizaj është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore I.A., 75-vjeç, i cili më pas ka vdekur. Sipas policisë bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Lidhur me këtë rast nga, hetuesit nga stacioni në Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës, deshmitarët dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinë e tyre.
Këto informacione i ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar nje informacion në Qendrēn Emergjente në Ferizaj, një person me inicialet I.A i moshës 75 vjeçar, ēshtē sjellur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestar pas tretmanit mjekēsor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur ( vdekje natyrale). Lidhur me këtē ngjarje, policia, hetuesit nga stacioni Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe deshmitarë dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinē e tyre. Nē lidhje me kētë është infomruar edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me vendim të tij inicuar shënim zyrtar”, tha Veseli. /arbresh.info/
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...