Raheem Sterling mund të quhet një futbollist i ri i Chelseat, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar.
Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City vendosi ta pranoj ofertën e Chelseat prej 53 milionë euro plus 12 milionë të tjera në formë bonusesh.
Sa i përket futbollistit ai prej kohësh kishte gjetur marrëveshje me Chelsean dhe i kishte bërë të qartë londinezëve se do të donte të luante në Stamford Bridge.
Pasi City ka pranuar ofertën, Raheem Sterling ditën e djeshme i është nënshtruar pjesës më të madhe të testeve mjekësore.
“Raheem Sterling ka përfunduar dje pjesën kryesore të testeve mjekësore në Londër. Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027 plus ka opsioni për një vit tjetër”.
“Është çështje kohe zyrtarizimi i tij te Chelsea pasi dy klubet tanimë kanë nënshkruar gjithçka”, ka shkruar Fabrizio Romano.
Raheem Sterling has completed main part of medical tests in London yesterday, contract signed until June 2027 plus option for further season as new Chelsea player. Matter of time for the official statement. ?? #CFC
It’s all signed also between clubs with Manchester City.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022
Përveç sulmuesit anglez, Chelsea po tenton që nga Manchester City të transferojë edhe mbrojtësin holandez Nathan Ake./Telegrafi/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...