Ballkani udhëton drejt Lituanisë, nesër zhvillohet loja e kthimit

10:13 | 11 Korrik 2022
K.B

Ekipi i Ballkanit ka udhëtuar drejt Lituanisë për ndeshjen e kthimit ndaj Zalgiris.

Skuadra nga Suhareka sezonin që lamë pas u shpallë kampionë i Superligës së Kosovës, andaj siguroi një vend për në garat evropiane.

Në ndeshjen e parë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, Ballkani përballë kishte skuadrën e Zalgiris.

Në takimin e parë që u mbajt në ‘Fadil Vokrri’, më shtatë korrik rezultati ka qenë i barabartë 1:1.

Ndeshja zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale